Në vetëm gjashtë vjet, tregu kroat i punës ka pësuar një ndryshim tektonik në të cilin numri i punëtorëve të huaj është rritur nga 7,800 në rreth 130,000 punonjës, që është tetë përqind e fuqisë punëtore. Në disa degë të huajt përbëjnë një të pestën e të punësuarve.
“Edhe sot ka mungesë kronike të punëtorëve dhe nëse Kroacia arrin normën mesatare evropiane të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore prej 75 për qind, nga 70 për qind e sotme, tregut do t’i mungojnë 120 mijë vende pune”, tha Guvernatori i Bankës Qendrore të Kroacisë. Boris Vujçiq.
Në Kroaci ka rreth 100 mijë të papunë, në qershor ky numër ka qenë edhe më i ulët dhe hera e fundit që ka ndodhur kjo ka qenë në vitin 1982.
“Nëse do të kishim arritur të aktivizonim popullsinë, do të kishim dukshëm më pak migrim, por edhe nëse përjashtojmë pensionistët dhe fuqinë punëtore të huaj, potenciali i popullsisë joaktive në Kroaci është shumë i kufizuar.” Duhet të kërkojmë zgjidhje të tjera, pjesërisht përmes aktivizimit të pensionistëve, do të ishte edhe më mirë të rritet mosha e pensionit, pjesërisht përmes emigracionit”, tha Vujcic.