Një grua 22-vjeçare gjermane, trupi i zhveshur dhe i gjakosur i së cilës u tërhoq zvarrë nga terroristët e Hamasit në një kamionçinë, mund të jetë gjallë. Shani Nicole Luke ishte në një festë ku Hamasi sulmoi dhe vrau mbi 200 pjesëmarrës.

Ajo u mor dhe pamjet u shpërndanë më vonë në rrjetet sociale si një nga provat e krimeve të kryera nga Hamasi.

Edhe pse vajza duket e vdekur në video, nëna e saj tha për Bild se familja ka marrë informacione se Shani është gjallë.

“Tani kemi prova që Shani është gjallë, por ka një lëndim të rëndë në kokë dhe është në gjendje kritike”. “Çdo minutë është i rëndësishëm”, thotë nëna.

Burime palestineze u thanë të afërmve se vajza 22-vjeçare ndodhet në spital. Nëna kërkon ndihmë nga autoritetet gjermane. “Ne nuk kemi nevojë të diskutojmë për juridiksionet tani,” tha ajo.

Një tjetër e dhënë për vajzën e zhdukur doli më herët nga Gaza: karta e saj e kreditit u përdor të dielën mbrëma në një dyqan. Transaksioni nuk u krye, por nëna mori një njoftim me email nga banka.

Gruaja e re gjermane nga Baden Württemberg ishte në festival me të dashurin e saj Orion Hernandez nga Meksika dhe miqtë në festivalin Supernova ku Hamasi sulmoi fundjavën e kaluar.

By vull