Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thirri për herë të parë një seancë të zgjeruar urgjente të qeverisë sot, duke thënë se ajo demonstron unitet kombëtar dhe dërgon një mesazh brenda dhe jashtë vendit, ndërsa vendi përgatitet të “rrezojë Hamasin” në Gaza.

Takimi, i mbajtur në selinë ushtarake në Tel Aviv, filloi me një minutë heshtje në kujtim të 1300 izraelitëve të vrarë në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, sipas pamjeve video të publikuara nga zyra e Netanyahut, raportojnë mediat britanike.

Duke përshëndetur ish-deputetin e opozitës Benny Gantz, i cili iu bashkua qeverisë së bashku me disa anëtarë të partisë së tij javën e kaluar, Netanyahu tha se të gjithë ministrat po punojnë pa ndërprerje, me forca të bashkuara.

-Hamasi mendoi se ne do të rrëzoheshim. Ne jemi ata që do të rrëzojmë Hamasin, tha Netanyahu, duke shtuar se shfaqja e unitetit “dërgon një mesazh të qartë për kombin, armikun dhe botën”.

Kryeministri izraelit tha se ka parë ushtarët e mrekullueshëm izraelitë që tani janë në vijën e frontit dhe se ata e dinë se i gjithë kombi është pas tyre, raportoi The Times of Israel.

– Ata e kuptojnë madhësinë e detyrës. Ata janë të gatshëm të veprojnë në çdo moment, për të shfarosur përbindëshat gjakatarë që u ngritën kundër nesh, theksoi kryeministri izraelit.

By vull