Një çift nga Edinburgu pati një surprizë të keqe kur u përpoqën të nisnin makinën e tyre Tesla Model Y pas darkës në një restorant. Ata dështuan, dhe ajo që pasoi ishte edhe më tronditëse: fatura e zëvendësimit të baterisë ishte 17,374 £ (19,895 €).

Çifti i tha medias lokale Edinburgh Live se ata arritën në restorant pa asnjë problem, por hasën në një problem kur u kthyen në automjetin e tyre rreth orës 22:00. Pas gati pesë orë pritjeje për ndihmë në anë të rrugës, Tesla u dërgua në shërbim në Edinburg. Aty u konstatua se bateria ishte dëmtuar “për shkak të hyrjes së ujit”, ndonëse pronarët theksuan se nuk kalonin me makinë nëpër “pellgje të mëdha apo diçka të tillë”.

Menaxheri i shërbimit informoi çiftin se dëmi nuk mbulohej nga garancia, që do të thotë se ata do të duhej të mbulonin vetë shpenzimet. “Na u tha se bateria ishte dëmtuar për shkak të shirave të dendur që kishin goditur Skocinë. Ata nuk thanë se ishte faji ynë, por as që thanë se dëmi do të mbulohej nga garancia”, tha një nga pronarët për Edinburgh Live, transmeton portali CarExpert .

Që nga 15 tetori, çifti ende nuk e kishte kthyer makinën. “Nëse do ta dinim se shërbimi do të ishte kaq i keq, mund të mos e kishim blerë këtë makinë. “A e di Tesla që ne jetojmë në Skoci, ku ky lloj moti nuk është i pazakontë?” pyeti pronari.

“Elon Musk mund të blejë një Tesla për të gjithë në Tokë nëse do të donte, por duket se nuk do ta bëjë”, shtoi ai.

Edhe pse media kontaktoi zyrën e Teslës në Mbretërinë e Bashkuar dhe atë evropiane për koment mbi këtë rast, nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më tani.

By vull