Deputet e opozitës në Shqipëri që në fillim të punës së Kuvendit, kanë penguar që të zhvillohet seanca edhe atë që nga momenti kur deputeti Gazment Bardhi bllokoj vendin ku duhej ulur ministrat dhe karriget e tyre janë përmbysur.
Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar live në rrjetin social në “Facebook” duke parë ngjarjen në Kuvend dhe njëherit duke komentuar:
“Unë ju rikujtoj se ne, deputetët që përfaqësojmë qytetarët që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij (Lindita Nikollën) i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të shqyrtohen në parlament.
Në emrin tuaj, deputetët e opozitës, kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave. Me urdhër të Ramës ata refuzojnë të paraqiten. Janë refuzuar 5 nisma për komisione hetimore parlamentare”.