Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të marrë pjesë në “El Clasico” popullore kundër Barcelonës, pavarësisht disa raporteve se ai nuk do të jetë në ndeshje për shkak të aferës “Negreira” dhe hetimeve që po vazhdojnë kundër Barcelonës.

Perez do të ndjekë ndeshjen pavarësisht tensioneve me Barcelonën.

Në të njëjtën kohë, siç u tha, prania e Perez në Barcelonë nuk do të thotë se marrëdhëniet mes Realit dhe Barçës janë normalizuar.

Më 28 tetor, Barcelona do të presë Real Madridin në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës.

By vull