Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha sot se nuk është realiste që të gjitha vendet kandidate të bashkohen në Bashkimin Evropian dhe as të ketë një valë të madhe kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj.

– Jam i bindur për këtë. Vetëm dhe ekskluzivisht politika e meritave individuale të çdo vendi duhet të jetë parimi themelor i procesit të zgjerimit, sepse nëse fillojmë t’i vendosim të gjitha në një grumbull, atëherë kriteret diku gjithmonë do të lehtësohen, e diku do të shtrëngohen, tha. Plenkoviç pas samitit të BE-së në Granada.

Ai shtoi se për Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovina është “vendi më i rëndësishëm në aspektin e politikës së jashtme nga të gjitha vendet fqinje”. 

By vull