Bekim Qoku
Jo për të bërë ndonjë gjykim moral apo politik lidhur me pjesëmarrjen e ndonjë partie politike në qeveri, sepse secila parti politike bën llogaritë e veta, por nëse do të bënim gjykim logjik, juridik dhe matematik, ai do të dukej kështu:
– Logjik: nëse futjen në qeveri të partisë Besa ose Alternativa e kemi konsideruar atëherë dhe e konsiderojmë ende sot se ka qenë veprim i gabuar, logjikisht i bie që, sipas të njëjtit parim, kush e bën të njëjtin veprim më pas duhet të konsiderohet po ashtu gabim.
– Juridik, nëse gabimin e parë mund ta quajmë si shkelje pa dashje, pa menduar mirë, dhe duke e korrigjuar atë, edhe pasoja apo dënimi duhet të jetë më i butë. Por kushdo që ndërmerr të njëjtin veprim, i vetëdijshëm që është i gabuar, sepse vetë e ka cilësuar dhe gjykuar si gabim, ai/ajo kryen në këtë mënyrë faj me paramendim dhe rrjedhimisht pesha e dënimit është shumëfish më e rëndë.
-Matematik: nëse pjesëmarrjen në qeveri e quajmë gabim apo faj, partia me 8 deputetë ka dyfish më të rëndë peshën e fajit sesa partia me 4 deputetë. 8 deputetë e ndihmojnë pushtetin dyfish më shumë dhe më fuqishëm sesa 4 deputetë.