“Duke arritur premtimin për harmonizimin dhe rritjen e pagave të të punësuarve në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjeve publike, Arsovska theksoi se është e nevojshme që të punësuarit në sektorin publik të jenë efikas, të kryejnë shpejt dhe me kohë punën dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët, dhe me rritjen stimulohet përmirësimi i cilësisë së punës”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga atje theksojnë se kryetarja Arsovska para më pak se dy vitesh ka përkrahur iniciativën e Organizatës sindikale të Qytetit të Shkupit dhe ka nënshkruar Marrëveshjen e re Kolektive me të cilën janë zgjeruar të drejtat e punëtorëve në administratën e qytetit, janë shtuar pikët dhe janë rregulluar te drejtat e zjarrfikesve.. Po ashtu, Qyteti i Shkupit në vitin 2022 ishte njësia e parë e vetëqeverisjes lokale që në mënyrë lineare i rriti pagat për 2.800 denarë për të gjithë të punësuarit, ndërsa me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kolektive është e mundur rritje për mbi 6.000 punëtorë.