Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Kramon , ka thënë sot se durimi i anëtarëve të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë “gradualisht po zhduket” dhe se janë të mundshme masa kufizuese që synojnë lidershipin dhe jo qytetarët nëse nuk bashkëpunon në hetimin e ngjarjeve në Banjskë, raporton Beta.
Parlamenti Evropian sot pritet të votojë “Rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat e veriut të Kosovës”, me propozimin e socialdemokratëve nga PE.
Sipas drafteve të asaj rezolute, përmenden masat kufizuese ndaj Serbisë, si dhe një kërkesë për ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë, të cilën Von Kramon e ka konfirmuar për televizionin H1.
Ajo përsëriti se BE-ja nuk dëshiron të ndëshkojë qytetarët e Serbisë, se duhet bërë një dallim dhe se masat janë shprehimisht kundër lidershipit.