Real Madridi fitoi 2-1 si mysafir ndaj Bragës në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Goli i parë i “mbretërve” u shënua nga Rodrigo në pjesën e parë, pas të cilit në pjesën e dytë në tabelë u fut Jude Bellingham.

Braga reduktoi në 1-2 me Djalo në minutën e 63-të dhe vendasit nuk patën fuqi për të shënuar një gol tjetër dhe për të shpëtuar nga humbja.

Mbretërit janë të parët me nëntë pikë, ndjekur nga Napoli me gjashtë, Braga me tre dhe Union Berlin pa pikë.

By vull