Cristiano Ronaldo u largua nga Arabia Saudite për në kombëtaren portugeze, e cila në këtë cikël kualifikues luan më 13 tetor dhe në vizitë ndaj Bosnjë-Hercegovinës më 16 tetor.

Ronaldo, i cili në shkurt do të mbushë 39 vjeç, ka 201 paraqitje dhe 123 gola për kombëtaren e tij.

Sipas mediave arabe, para se të largohej, Ronaldo u ul me bosët e Al Nasr dhe u tha atyre se dëshiron të vazhdojë kontratën me klubin deri në vitin 2027. Në Arabinë Saudite fiton 200 milionë dollarë në vit dhe atë pa taksa, që do të thotë se e gjithë shuma i takon atij.

“Ronaldo u ka thënë shefave të klubit se dëshiron të qëndrojë. Ai synon të luajë në Kupën e Botës 2026 si lojtar për Al Nasr dhe pas atij turneu synon të përfundojë karrierën e tij”, shkroi gazetari arab Ali al-Harbi në X, dikur Twitter.

Ronaldo deri më tani ka luajtur 30 ndeshje për Al Nasr dhe ka shënuar 25 gola dhe tetë asistime. Nëse ai luan në Kupën e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, ai do ta bëjë këtë në moshën 41-vjeçare dhe do të jetë një nga lojtarët më të vjetër në historinë e Kupës së Botës.

By vull