
Më 22 tetor, shtetasi i Maqedonisë i cili drejtonte veturën me targa suedeze, në hyrje të vendit deklaroi se me vete kishte vetëm rreth 10.000 euro, edhepse gjithsej ishin 29.950 euro. Për shkak të dyshimeve, doganierët kanë kryer kontroll të detajuar dhe kanë zbuluar një sasi të madhe valutore pas mburojës së diellit te drejtuesi veturës dhe në hapësirën midis sediljeve të përparme, të cilat personi nuk i ka deklaruar si dhe nuk dispononte dokument për to.