Të paktën 500 njerëz u vranë sot në një sulm ajror nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) në Spitalin Arab Al Ahli në Rripin e Gazës, njoftoi Al Jazeera.

“Bombardimi është i pamatur, por ne e shohim atë përsëri dhe përsëri,” tha Dr. Hussam Abu Safiya nga spitali Kamal Adwan në Gazën veriore.

Ai vuri në dukje se stafi i spitalit në Gaza po përpiqet të shpëtojë fëmijët e plagosur dhe gratë shtatzëna.

“Më shumë se 200 trupa janë sjellë sot në spital, kryesisht gra dhe fëmijë. Ata duhet të pushojnë së qëlluari ndaj nesh”, tha mjeku.

Grupi militant palestinez Hamas tha sot se sulmi izraelit në një spital në Gaza, për të cilin palestinezët thonë se vrau të paktën 500 njerëz, ishte një “krim lufte”.

“Qindra të sëmurë dhe të plagosur, si dhe njerëz që u zhvendosën me forcë nga shtëpitë e tyre, po akomodohen në spital”, thuhet në deklaratë, raporton BBC.

Qindra njerëz thuhet se janë ende nën rrënoja. Deri më tani, ushtria izraelite nuk ka konfirmuar se ka kryer sulmin në spital.

By vull