Federata e Futbollit të Ukrainës falënderoi sot Bashkimin Evropian të Futbollit (UEFA) për braktisjen e synimit të tij për të kthyer ekipet ruse nën-17 në garat e tyre.
“UEFA nuk do të lejojë skuadrat ruse nën-17 të garojnë. Falënderojmë partnerët tanë evropianë për mbështetjen e Ukrainës”, tha Federata e Ukrainës.
UEFA ka braktisur planet për të rikthyer ekipet e të rinjve të Rusisë në garat e saj pasi një numër anëtarësh të organizatës kundërshtuan lojën me Rusinë në çdo nivel.
“Nuk është e mundur të gjendet një zgjidhje teknike që do t’i lejojë skuadrat ruse të luajnë,” tha një zëdhënës i UEFA-s për AFP.
Për momentin nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), pasi javën e kaluar shtëpia botërore e futbollit hoqi ndalimin për kombëtaret ruse nën 17 vjeç.