Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të vizitojë Beogradin, ku do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.
Vuçiq dhe Von der Leyen do të kenë një bisedë kokë më kokë në Pallatin e Serbisë dhe më pas do të ketë një takim me anëtarët e dy delegacioneve.
Vuçiq tha mbrëmë se gjatë ditës do të bisedojë me presidentin e Komisionit Evropian për të gjitha çështjet e rëndësishme për Serbinë.