Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 25 tetor ka nderuar Richard Grenell, të dërguarin e SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së Donald Trump.
Gjatë dhënies së urdhrit, Vuçiq vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që kontribuoi në paqen dhe stabilitetin rajonal, por gjithashtu luajti një rol kyç në forcimin e lidhjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.
“Kam nderin që në emër të qytetarëve të Serbisë të shpreh mirënjohjen time për njeriun i cili në një kohë të shkurtër me punë të palodhshme pati një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe pasuroi në mënyrë thelbësore lidhjet mes popujve tanë. ka thënë Vuçiq.
Grenell u nderua me Urdhrin e Flamurit Serb, të Klasit të Parë për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.