Ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në dhënien e çmimit individual më prestigjioz në botën e futbollit, “Topin e Artë”, i cili sipas disa informacioneve do të përfundojë në duart e Lionel Messit.
Kjo nuk është konfirmuar dhe përgjigjen zyrtare presim ta marrim javën e ardhshme, por ndërkohë kemi disa reagime për këtë temë nga emra që janë ende aktivë në Premier League. I tillë është rasti me sulmuesin e West Hamit, Mikel Antonio, i cili beson se do të jetë skandal nëse njohja përfundon me Messin dhe jo me Erling Haaland, i cili fitoi kurorën e trefishtë me Manchester Cityn.
– E kuptoj që fitorja e Messit në Kupën e Botës është e madhe, por nuk mund të injorosh një ekip që fitoi kurorën e trefishtë dhe që Haaland kontribuoi në këtë, duke thyer rekorde. Ai e meriton atë Topin e Artë. Nëse nuk e merr, atëherë është skandal, – thotë Antonio që mori mbështetje nga anëtari i Newcastle, Callum Wilson.