Spekulimet mediatike për “rastin Tonali” morën konfirmim zyrtar të enjten. Për shkak të basteve të paligjshme, Federata e Futbollit të Italisë vendosi një pezullim 10-mujor për lojtarin e Newcastle, Sandro Tonali.
Tonali ka pranuar me avokatët e tij se ka vënë bast për ndeshjet e Milanit në të cilat ka marrë pjesë edhe ai. Një rrethanë lehtësuese është se ai gjithmonë ka vënë bast për fitoren e Milanit.
Kjo do të thotë se sezoni i Tonalit ka përfunduar dhe ai do të humbasë edhe Kampionatin Evropian nëse Italia kualifikohet.
Ky do të jetë një problem i madh për Newcastle, i cili shpenzoi 64 milionë euro për Tonalin.
“Çështja Tonali” nuk do të përfundojë me këtë pezullim, Newcastle planifikon të ngrejë padi kundër Milanit. Anglezët besojnë se në Milano kanë ditur për problemet me të cilat përballej Tonali.
Përveç Tonalit, Federata Italiane pezulloi me shtatë muaj edhe lojtarin e Juventusit, Nicola Fagioli, edhe për baste.