Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga fshati Sopot i Kumanovës, tha sot se falë pragmatizmit që zgjodhën sot, gjuha shqipe dhe flamuri shqiptar janë zyrtare dhe të pacenueshme në këtë vend.

“Kur e nisëm aktivitetin e nisëm për të bërë Shqipërinë, por politikat ndryshuan dhe ne zgjodhëm pragmatizmin, jo fanatizmin. Ne zgjodhëm shqiptarët në Maqedoni për të qenë shtetndërtues, për të qenë mjeshtër dhe për të dalë për vendin e tyre dhe sot ky flamur është zyrtar dhe i pacenueshëm. Këtu është gjaku i qindra ushtarëve, patriotëve dhe shqiptarëve. Gjuha shqipe është zyrtare dhe e pacenueshme”, ka thënë Ahmeti, përcjell TV21.

BDI-ja ka përkujtuar sot para kompleksit memorial në Sopot masakrën e 64 shqiptarëve të këtij fshati në vitin 1944. Ai ka theksuar se shqiptarët nuk i detyrohen askujt të mbeten të varrosur dhe të izoluar jashtë Evropës.

By vull