Arda Turan, ish-futbollisti i Atletico Madridit dhe Barcelonës ka rënë viktimë e mashtrimit. Ai pretendon se pa të gjitha paratë që ka fituar gjatë karrierës së tij.

Turan pretendon se ai ishte viktimë e një skeme mashtruese, e cila drejtohej nga një farë Secil Erzan, drejtor i Denizbanka nga Stambolli.

“Më mashtroi. Ajo më joshi duke thënë se kushdo që investon në fondin që ajo menaxhon do të bëjë para të mira. I dhashë më shumë se 13.000.000 euro”.

Ai e kuptoi se ishte mashtruar kur ishte tepër vonë.

“Ajo mori të gjitha paratë që fitova dhe më mashtroi. Gjithçka që kam fituar gjatë karrierës sime është zhdukur”, shtoi Turan.

Nga hetimet e policisë turke u vërtetua se Arda Turan nuk ishte i vetmi futbollist dhe as klient i Denizbankës që mbeti pa miliona.

Portieri i Galatasaray-t, Fernando Muslera, humbi një milion euro, trajneri i njohur Fatih Terim u mashtrua për 300 mijë euro dhe viktima ishin edhe ish-futbollistet turke, Emre Belezoglu dhe Emre Colak.

Sejil Erzan ka arritur të mashtrojë gjithsej 29 persona për gjithsej 44.000.000 euro. Organizatorët

në këtë skemë janë në paraburgim Segil Erzan dhe katër persona. Sigurisht, ata i mohuan akuzat në gjykatë.

By vull