Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes është një objektiv i klubeve nga Arabia Saudite.

 

Portugezi ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës së Old Trafford sezonet e fundit dhe Erik ten Haag sigurisht që nuk dëshiron të heqë dorë lehtësisht nga shërbimet e tij.

Anglezët pretendojnë se Fernandes po e shqyrton seriozisht opsionin e një transferimi, pasi nuk i duroi dot më kritikat. Thuhet se ai i ka lejuar drejtuesit të fillojnë negociatat. Flitet se ai mund të largohet në janar.

Nga ana tjetër, mediat në Spanjë janë të sigurta se portugezi do të qëndrojë në United deri në fund të sezonit dhe më pas do të kalojë në Arabinë Saudite.

Mediat pretendojnë se transferimi i tij do të arrijë në rreth 100 milionë euro. Al Hilal, Al Ahli, Al Nasr dhe Al Ittihad janë të interesuar për Fernandes.

By vull