Qeveria bullgare ka njoftuar se po shtyn datën e synuar për futjen e euros në vitin 2025.
Edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se Bullgaria mund të futë euron që në vitin 2024, qeveria tha se ende nuk është bërë shumë për të krijuar parakushtet ligjore për këtë akt.
“Disa ekspertë dyshuan për qëndrueshmërinë e datës së synuar për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë për shkak të inflacionit të lartë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, inflacioni vjetor në Bullgari në vitin 2022 ishte 15,3 për qind”, shkruajnë mediat bullgare.
Një nga kriteret për hyrjen në Eurozonë ka të bëjë me stabilitetin e çmimeve.
Në Bullgari, inflacioni në shtator ishte 6.4 për qind, ndërsa të dhënat e muajit të kaluar tregojnë inflacion prej 7.5 për qind.