Qëllimi kryesor i grupit të punës është të inkorporohen  rekomandimet e OSBE/ODIHR në tekstin e kodit.
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, sot e hapi seancën e tretë të grupit punues për zbatimin e reformave në legjislacionin zgjedhor. Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo theksoi se është e kënaqur që përmes një procesi  inkluziv,  grupi i punës arriti t`i  harmonizojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që bashkëveprojnë  me modelin tonë zgjedhor dhe t’i integrojnë  ato në Kodin e ri Zgjedhor.
Kryetari i GP-së, Aleksandar Novakovski, falënderoi grupet më të vogla punuese për kontributin e deritanishëm dhe theksoi se Kodi Zgjedhor për të  ndjekur të gjitha  standardet evropiane, është e nevojshme të kthehet besimi në institucionet. Nëse nuk ka kohezion të institucioneve, nuk do të mund të realizojmë një proces zgjedhor që do të jetë i mirë në të gjitha segmentet.
Në emër të Ministrit të Drejtësisë,  Krenar Lloga,  Shefja e kabinetit të tij, Arbëresha Selimi, përshëndeti anëtarët dhe i falënderoi për punën e deritanishme dhe  shprehi  kënaqësinë  që kësaj radhe ndryshimet e KZ-së dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it nuk po bëhen  disa ditë para zgjedhjeve, por 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, siç e kërkojnë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Pas prezantimit të versionit punues të tekstit dhe pas marrjes së mendimeve dhe rekomandimeve, grupi i punës do të mblidhet edhe një herë për të finalizuar tekstin.

By vull