51-vjeçari Stephen Edward Riley Jr trashëgoi afro 30 milionë euro vetëm për të vdekur dy ditë më vonë nga helmimi me antifriz.

Për vrasjen e tij dyshohet partnerja e tij, 47-vjeçarja Ina Thea Kenoer, me të cilën planifikonte t’i jepte fund lidhjes.

Në fillim të shtatorit, Stephen u takua me një avokat për të trashëguar paratë. Të nesërmen, ai u sëmur, thirri një ambulancë dhe mjekët e gjetën atë në një gjendje të pafuqishme në shtëpinë e tij në Dakotën e Veriut.

 

 

 

Ai vdiq në spital më 5 shtator dhe më vonë autopsia konstatoi se ishte helmim.

Dyshohet se Kenoer u përpoq të siguronte trashëgiminë që i përkiste Stephen kur mësoi se ai donte t’i jepte fund lidhjes me të.

 

Mirëpo, duke pasur parasysh se ata nuk ishin të martuar, ajo nuk kishte të drejtë në ato para, sepse Dakota e Veriut nuk ka një ligj të tillë, transmeton “Dnevnik.hr”.

Pas vdekjes së Stefanit, ajo ka postuar një sërë statusesh në Facebook në të cilat shkruante për pafajësinë e saj dhe dashurinë e madhe për të.

Në rrjetet sociale është bërë e ditur edhe djali i tij.

“U prefsh në paqe babi. Kisha një ndjenjë se ajo ishte fajtore, për mënyrën se si ndodhi gjithçka, por që të paktën do të ishim parë më parë”, ka shkruar ai dhe ka shtuar se shpreson që Kenoer të marrë dënimin që meriton.

Ajo aktualisht po përballet me akuzën më të rëndë të vrasjes në atë shtet në Shtetet e Bashkuara. Ajo përfaqëson veten në gjykatë, sipas të dhënave të gjykatës.

 

By vull