Strategu i trofeut maqedonas dhe lojtari legjendar i kombëtares maqedonase, Goce Sedloski është kreu i ri i shtabit profesional të FC Rabotniçki. Ai nënshkroi një kontratë 18-mujore dhe do të ketë mision ta kthejë klubin tonë në rrugët e kampionatit.
“Jam i nderuar të vij në FC Rabotniçki, një klub me traditë dhe reputacion të madh në futbollin maqedonas, ish-kampion dhe fitues i Kupës. Dëshiroj të falënderoj drejtuesit e ri të klubit për besimin e treguar, e marr si një detyrim serioz dhe do të bëj maksimumin për të arritur objektivat që kemi vendosur së bashku. Besojmë se ky projekt përfundimisht do t’i sjellë shumë gëzime dhe trofe FC Rabotniçki. Do të përpiqem të imponoj edhe këtu mënyrën time të punës që solli tituj. Rendi, puna, disiplina dhe besimi në cilësitë e veta janë parimet që i mbaj me vete gjithmonë dhe kudo dhe besoj se do t’i vendosim edhe në skuadrën e Rabotniçit. Në këtë skuadër ka potencial të madh, dhe besoj se me disa shtesa të tjera do të ndërtojmë një ekip me të cilin do të krenohemi”, thotë shefi i ri i shtabit profesional të FC Rabotniçki, Goce Sedloski.
Angazhimi i trofetarit Goce Sedloski si trajner i ri pasqyron vendosmërinë e drejtuesve të rinj të klubit për ta rikthyer FC Rabotniçkin në majat e futbollit maqedonas.
“FC Rabotniçki është një nga markat më të njohura të futbollit maqedonas, emër i cili njihet seriozisht edhe në Evropë, dhe Gotse Sedloski është një i madh futbolli dhe një trajner që sigurisht do të ndihmojë në kthimin e shpirtit kampion në klubin nga Debar Maalo (Lagja e Dibraneve). I urojmë të gjitha të mirat, do të ketë mbështetjen tonë maksimale dhe shpresojmë që shumë shpejt FC Rabotniçki të jetë në pozitat që meriton”, ka thënë drejtori i ri i klubit, Senad Muminoviq.
Goce Sedloski dhe stafi i tij profesional nesër do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore me ekipin. Rabotniçki të dielën do të luajë miqësore me Bashkimin në Kumanovë.