Inter Miami ka rënë dakord për transferimin e sulmuesit të Gremios, Luis Suarez.

Sipas “ESPN”, palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kontratës, e cila do të zyrtarizohet në janar, kur sulmuesi të bëhet lojtar i lirë.

Më parë u raportua se 36-vjeçari uruguaian dëshiron të luajë në të njëjtin ekip me Lionel Messin, Jordi Alba dhe Sergio Busquets. Më parë ata kanë luajtur së bashku për Barcelonën.

Suarez ka luajtur në 46 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 19 gola dhe 16 asistime.

By vull