Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sonte ka qëndruar në Reçicë të Madhe ku është takuar me banorët e këtij fshati me të cilët ka biseduar për sfidat dhe problemet me të cilët ballafaqohen. Para të pranishmëve kryetari i Tetovës, ka shpalosur tre projekte të mëdha të cilat janë mjaft të rëndësishme për banorët e këtij fshati dhe më gjerë. Reçica e Madhe shumë shpejt do të bëhet me filtër stacion dhe kanalizim, me Plan Detal Urbanistik, duke e urbanizuar kështu fshatin i cili ka nevojë për ndërtim dhe zhvillim. Po ashtu ai ka folur edhe për projektin e Rrugës nga fshati Reçicë e Madhe deri tek pikë pagesa.