Klubi i karatesë Shkëndija – Tetovë bashkë me garuesit e saj, trajnerin Vegim Muratin dhe gjyqtarin ballkanik Veton M. Murati sot udhëton me reprezentacionin e Federatës së Karatesë së RMV për në Kampionatin Ballkanik për Kadet, Junior dhe U21 i cili do të mbahet nga data 17-19 Nëntorë në Ljublan – Slloveni.
Garuesit në kategoritë individuale:
1. Drin Limani / Junior -61kg.
2. Blerton Sulejmani / Junior -76kg.
3. Bleri Zeqiri / Junior -55kg.
Vegim Murati trajneri i licencuar, është zgjedhur nga Federata e RMV ndihmës selektor për të udhëhequr reprezentacionin në Kampionatin Ballkanik.
Veton M. Murati me licencë Ballkanike është zgjedhur nga komiteti organizativ i Kampionatit Ballkanik që të ndaj drejtësinë e garueseve gjatë ditëve të garës.
Blerton Sulejmani si garues me potencial të lartë është përzgjedhur nga selektori i Juniorëve që të jetë pjesë e ekipit në gara Ekipore.
