Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se pritet që gjatë vitit të ardhshëm të jenë edhe 600 ushtarë dhe 500 policë në Kosovë.

Kurti tha se në vitin 2024 edhe 600 ushtarë dhe 500 policë do të marrin pjesë në zbatimin, siç tha ai, ligjit dhe kushtetutës, për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

“Thuajuni të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve se nuk do të mund të na ndalin as në jug e as në veri”, tha Kurti në një mbledhje partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.

By vull