Propozimi i Qeverisë për miratimin e ligjit për amnisti pas procedurës së shkurtuar nuk mori mbështetje nga Kuvendi, i cili sot vendosi për nevojën e miratimit të tij gjatë përcaktimit të rendit të ditës për seancën e 129-të.
66 deputetë votuan “kundër”, 17 votuan “pro”, dhe tre “abstenuan”. – Dënimi është diçka që është kryer, kurse amnistia është diçka që do të mundësojë socializim dhe efekt social.
Synimi themelor është gjendja alarmante në burgje dhe rekomandime dhe konstatime janë dhënë nga shumë institucione përkatëse, tha në sqarim ministri i Drejtësisë Krenar Loga, i cili është propozuesi i ligjit.
Para fillimit të seancës, Loga u ka shpërndarë deputetëve foto nga situata në burgje.
Paraprakisht, VMRO-DPMNE-ja opozitare kishte paralajmëruar se do ta bllokojë zbatimin e ligjit duke dorëzuar një numër të madh të amendamenteve, ndërsa LSDM-ja paralajmëroi amendamente për të liruar nga amnistia të dënuarit në rastin “Monstra”.