LIDHJA EUROPIANE PËR NDRYSHIM

Nën një atmosferë konstruktive dhe me një vullnet premtues, si dhe me vendim e autorizim të partive tona, deklarojmë që nga sot,  5 nëntor 2023, ne, tre partitë politike: Alternativa – Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike, kemi formuar koalicionin për bashkëpunim, i cili do të quhet LIDHJA EUROPIANE PËR NDRYSHIM.
Ky emër, jo vetëm që është simbolik, sepse asocon në Lidhjet e shumta shqiptarëve në të kaluarën dhe dëshmon bashkëveprimin historik të shqiptarëve, por LIDHJA paraqet edhe dëshminë e fuqisë së bashkimit për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta në interes të popullit. Ky emër jo vetëm që është përshkrues, por edhe reflekton me vizionin, misionin dhe objektivat tona të qarta në rrugën EUROPIANE. Dhe, mbi të gjitha, ky emër jo vetëm që është shpresëdhënës, por ngërthen në vete gatishmërinë, guximin edhe këmbënguljen e fuqishme për NDRYSHIM pozitiv të vendit në çdo drejtim.


Koalicioni ynë është i vendosur t’u paraprijë nevojave të qytetarëve tanë, t’i sfidojë mangësitë e sistemit tonë dhe t’i japë fund keqmenaxhimit shumëdekadësh të pushteteve të deritanishme, që janë sinonim i politikave të gabuara, i korrupsionit të rrënjosur dhe degradimit të sistemit të shtetit në tërësi.


Andaj, Lidhja Europiane për Ndryshim, që këtu, i fton gjitha subjektet individuale e politike, të cilat ndajnë vlerat dhe aspiratat e njëjta, që t’i bashkohen këtij karvani fitues, që të mund ta sjellim ndryshimin që e meritojnë qytetarët dhe kështu të mundësojmë një të ardhme ku qytetarët do të frymojnë të lumtur në vendin e tyre.

Shërbimi për informim i partive:
AlternAtivA
Lëvizja Besa
Lëvizja Demokratike

By vull