Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në sonte në “Top Temë” në televizionin “Telma” tha se Abdush Demiri është kandidati i bllokut opozitar shqiptar “Bashkimi Evropian për Ndryshim” për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Sipas Mexhitit, kandidati i tyre i plotëson kushtet dhe do të aplikojë për shpallje. Ajo pozitë në KSHZ, thotë Mexhiti, duhet të plotësohet sa më shpejt që, siç tha ai, të ndalen spekulimet se Qeveria po përgatit zgjedhje të padrejta.
Pas emërimit të Krenar Logës për ministër të Drejtësisë, një vend në KSHZ ka mbetur vakant, i cili duhet të plotësohet nga një përfaqësues i opozitës.