Maqedonia e Veriut do të kryesojë me Bordin Drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) për vitin 2024, në sferën e Reformave në Administratën Publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Në takimin e sotëm të 15-të, të Bordit Drejtues të ReSPA-së në Sarajevë, morrën pjesë ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu dhe zëvëndësi i ministrit, Aleksandar Bajdevski si dhe ministrat përgjegjës për administratën publike në Ballkanin Perëndimor, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, të programit OECD/SIGMA dhe anëtarë të tjerë të Bordit.

 

Ministri i Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Davor Bunoza ia dorëzoi kryesimin e Bordit Drejtues të ReSPA-së z. Azir Aliu – ministër i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

 

Në fjalën e tij, ministri Aliu theksoi se do të mundohet të ndërtojë ambient për bashkëpunim më të ngushtë rajonal.

 

,,Si kryesues i ri do të angazhohem plotësisht në avancimin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe vëmendjen politike në sferat kyçe të administratës publike dhe integrimeve evropiane të vendeve të rajonit”, theksoi ministri Aliu.

 

Në këtë takim, u prezantua edhe Raporti vjetor i ReSPA-së dhe Buxheti për vitin 2024 – 2025.

 

 

By vull