Pasi Stellantis doli në publik edhe me një model elektrik me çmim nën 25 mijë euro, historia e një modeli më të lirë Tesla po përditësohet sërish. Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Tesla mbetet #1, dhe duke gjykuar nga lajmet më të fundit, ajo synon të qëndrojë e tillë.

Në Tesla, ata nuk duan të rrinë duarkryq dhe të presin konkurrencën. Po, Modeli Y është aktualisht modeli elektrik më popullor në Evropë, por të gjitha indikacionet tregojnë se makinat elektrike më të lira do të kërcënohen. Prandaj, Tesla planifikon të nisë prodhimin e një modeli të ri që do të vendoset në krye të gamës për nga madhësia dhe çmimi.

Dhe jo vetëm kaq, modeli i ri Tesla me një çmim fillestar prej rreth 25 mijë euro duhet të prodhohet në Evropë. Konkretisht bëhet fjalë për fabrikën Tesla në Grunheide, jo shumë larg Berlinit, ku aktualisht po prodhohet Modeli Y. Lajmin dyshohet se e ka konfirmuar personalisht Elon Musk të premten e kaluar kur iu drejtua punëtorëve në uzinat e Berlinit.

Data e saktë e fillimit të prodhimit nuk është zbuluar, por shumë shpresojnë që kjo të ndodhë së shpejti. Konkretisht, çmimi mesatar i shitjes së një modeli elektrik në Evropë në gjysmën e parë të këtij viti ka qenë 65 mijë euro, ndërsa në Kinë është shumë më i përballueshëm prej 31 mijë euro, thekson JATO Dynamics.

Kujtojmë, Musk tha në vitin 2022 se ai planifikon një model më të lirë, por gjithashtu se Tesla nuk i ka zotëruar ende teknologjitë e nevojshme që do të lejonin një ulje të tillë të kostove të prodhimit që një model i tillë të ishte fitimprurës.

Me zhvillimin e teknologjisë inovative që do të lejonte prodhimin e pjesëve më të mëdha të automjetit në një copë, modelet më të lira të automjeteve elektrike po bëhen më tërheqëse. Përmenden makinat e derdhjes me presion deri në 16,000 tonë, dyfishi i asaj që përdoret në makinat aktuale të prodhimit Model 3 dhe Y.

By vull