Bernard Botting nga Anglia është 98 vjeç dhe fitoi 685,000 £, që janë rreth 795,000 €, në Lotarinë e Kodit Postar. Bernard dhe gruaja e tij Doris vendosën të luanin llotarinë së bashku disa vite më parë.
Gruaja e tij vdiq pesë vjet më parë në moshën 93-vjeçare, por kjo nuk e pengoi Bernardin të shpresonte për një fitore të madhe. Ai provoi sërish fatin dhe ndoshta nuk priste të fitonte as tre herë.
U habita kur më dhatë çekun e parë dhe më pas mora edhe dy zarfe të tjera me të njëjtën shumë. Gruaja ime do të kënaqej – deklaron 98-vjeçari.
Paratë e shortit nuk planifikon t’i mbajë për vete, por do t’ua shpërndajë familjarëve, ashtu siç ka rënë dakord me bashkëshorten. Bernard shërbeu për vite në forcat e armatosura gjatë Luftës së Dytë Botërore.