Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, nuk e ka dhënë përgjigje konkrete për raportin e KE-së që e ka marrë nga David Geer. Në vend që të përgjigjet për situatën, Pendarovski vetëm në një postim në Facebook shkroi shkurt se: raporti shënon punën e bërë nga faza e parë për fillimin e negociatave me skriningun.

Më herët, Komisioni Evropian vuri në dukje korrupsion të përhapur, ngërç në gjyqësor dhe keqpërdorim të flamurit evropian.

Raporti, i cili vë në dukje punën e bërë nga faza e parë për fillimin e negociatave me skriningun, gjithashtu paraqet një pasqyrë të detajuar të situatës në shoqërinë maqedonase, si dhe ofron një udhërrëfyes për punën e mëtutjeshme të institucioneve, si dhe fushat në të cilat duhet t’i kushtojmë vëmendje.

Raportin e KE-së, përveç Pendarovskit, Gir paraprakisht ua prezantoi edhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bojan Mariçiq.

By vull