Elon Musk konfirmoi në një takim të brendshëm se X do të kthehet në një aplikacion takimesh, pjesë e transformimit të përgjithshëm të platformës në një “aplikacion për të gjithë”.

Platforma “X” (e njohur më parë si Twitter) së shpejti do të marrë veçori të reja që do t’i lejojnë asaj të ofrojë një përvojë më të mirë takimi dhe shoqërimi me njerëz të tjerë, siç la të kuptohet nga pronari Elon Musk.

Vendimi për ta kthyer X në një aplikacion takimesh është pjesë e planit të përgjithshëm të Musk për ta bërë X një “aplikacion për të gjithë”, që do të thotë një aplikacion që ka të gjitha veçoritë e aplikacioneve më të shkarkuara në telefon.

Aplikacionet kryesore që përdoruesit shkarkojnë në telefonat e tyre përfshijnë shërbimet bankare, ndjekjen e bursës, kriptovalutat, shërbimet e mesazheve dhe telefonatave. Musk dëshiron t’i ofrojë të gjitha këto në një vend duke zbatuar gjithashtu veçori nga aplikacione të tjera.

Musk përmendi X Dating në një bisedë me punonjësit e kompanisë dhe vuri në dukje se ai vetë ka gjetur njerëz në platformë dhe se përdoruesit mund të gjykojnë nëse dikush është një mundësi e mirë bazuar në ato që postojnë.

By vull