Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hafiz Shaqir ef. Fetahu sot në kabinetin e tij priti Kryesinë KF “Arsimi” nga vendlindja e tij, në përbërje: Z. Amir Bilalli, Kryetar, Z. Ramadan Saliu, Sekretar, Z. Vildan Saliu, trajner dhe Adnan Bilalli -aktivist i klubit në diasporë.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte lajmi për organizimin e Jubileut me rastin e 50 vjetorit të themelimit të KF Arsimit.
Reisul Ulema i BFI ju falënderoi për këtë vizitë shumë të këndshme dhe të rëndësishme dhe ju uroj për sukseset e arritura në ligën e dytë të futbollit në RMV dhe inkurajoi që të vazhdojnë edhe më tutje, sepse KF Arsimi ka qenë dhe është simbol i rinisë dhe i ndjenjës për kultivimin e vlerës së konkurencës, kalitjes, ngritjes së vetëdijes për organizim dhe menaxhim, freskim i shpirtit rinor për arrirjen e rezultatit në jetën rinore dhe mbi të gjitha ngritjen e dinjitetit të vendit ku jetojnë dhe se sporti është afrim dhe respekt me të tjerët.
Z. Amir Bilalli, Kryetar i klubit në emër të delegacionit falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen që ua bëri dhe për rastin që të njihen sa më afër me BFI e RMV dhe rrugëtimin e saj. Njiherit i informoi për angazhimin e tyre në këto rrethana për menaxhimin e Klubit dhe rezultatet solide të arritura në këto momente dhe se vazhdojnë të jenë të paluhatshëm në kontinuitet për avansimin e sportit dhe KF “Arsimit”.
Në shenjë respekti i dhuroi fanelen e Klubit dhe mirënjohje nga aktivistët e klubit nga vendi dhe diaspora për përkrahjen morale në angazhimet e tyre.