Ekipet e futbollit të Brazilit dhe Anglisë do të luajnë një ndeshje miqësore në “Wembley” të Londrës në muajin mars, raporton Reuters

Siç përcjellin në njoftimin e tyre njerëzit e parë të futbollit brazilian, synimi është që kombëtarja e tyre më e mirë të luajë gjithmonë kundër ish-kampionëve të botës, të ketë ndeshje në nivel të lartë.

Do të jenë ndeshjet e para të Anglisë kundër Brazilit në gjashtë vjet, dhe e fundit është luajtur në vitin 2017 pa gola (0:0).

Sipas njoftimeve, Anglia do të presë Brazilin më 23 mars 2024 dhe vetëm tre ditë më vonë, brazilianët do të testojnë kundër një tjetër gjiganti, Spanjës, në Madrid.

Në gjysmën e dytë të nëntorit të këtij viti, Brazili do të luajë dy ndeshje në kualifikueset për Botërorin 2026, kundër Kolumbisë dhe kampiones aktuale të botës, Argjentinës.

.

By vull