Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka dyshime nëse do të mbetet pjesë e shumicës qeverisëse, tha lideri i partisë dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Sipas tij, është poshtërues fakti që nuk është miratuar Ligji për amnisti.

“Pas refuzimit të miratimit të Ligjit për amnisti, që ishte propozim i Qeverisë, sinqerisht ndihemi të poshtëruar. Për herë të parë në histori po ndodh që deputetët e mazhorancës qeverisëse të mos kalojnë në Kuvend një ligj të propozuar nga Qeveria dhe të mos kalojnë. Mirëpo, ne nuk duam të jemi problematikë, d.m.th. “ngatërrestarë” në atë Qeveri”, ka theksuar Taravari .

Kreu i ASH thotë se ka pak shpresa për ndryshim kushtetues, ndaj tha se nuk do të bënte “bujë” gjatë asaj që ai e cilësoi si një periudhë të vështirë. Ai konfirmoi se janë në kontakt me diplomatët në vend dhe do të takohen për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm.

Taravari paralajmëroi mundësinë e mbajtjes së seancës së kryesisë qendrore deri në fund të nëntorit në të cilën do të analizohen të gjitha mundësitë dhe nuk përjashtoi mundësinë që partia të shkojë në opozitë.

By vull