Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës. U bëftë nder të gjithë atyre në skenën politike serbe që thonë gënjeshtra të tilla, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një video-mesazh në rrjetin social Instagram.

“Të dashur qytetarë, të nderuar qytetarë, në çdo fushatë zgjedhore dëgjon lloj-lloj gjërash, dëgjon gjithçka. Në pjesën më të madhe, për fat të keq, këto janë gënjeshtra. Por unë si president i Republikës duhet të reagoj për diçka që nuk më shqetëson mua, që nuk ka të bëjë me bllokun e partive politike që kam mbështetur personalisht. Ajo që më shqetëson është shteti dhe postulatet bazë mbi të cilat mbështetet shteti ynë. Domethënë, siç thanë edhe në fushatën e kaluar se janë kundër sanksioneve kundër Rusisë dhe se do t’i prezantoj personalisht më 3 prill. Unë nuk e bëra këtë pas zgjedhjeve, dhe ata ende po mbrojnë sanksione kundër Federatës Ruse. Kështu që edhe tani kanë shpikur që unë jam i gatshëm ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës nëse kalojnë zgjedhjet. Unë dua që ju, populli i Serbisë, ta dini se këto janë gënjeshtra. Dhe si njeri i ndershëm dhe si njeri që respekton Kushtetutën dhe ligjet e vendit të tij dhe që e do popullin e tij në Kosovë e Metohi, më shumë se çdo gjë tjetër dhe që do t’i përmbahet gjithmonë fjalës së ligjit dhe betimit. Këto janë gënjeshtra. Ata nuk mund ta shkatërrojnë Serbinë me gënjeshtra. Puna dhe rezultatet gjithmonë do të fitojnë”, tha Vuçiq .

By vull