Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se liderët evropianë i kanë kërkuar disa herë që të nënshkruajë njohjen e Kosovës.

“E dini, kur shihni disa dukuri jonormale në skenën politike. Si kur thonë se kanë marrë informacion nga Brukseli se unë do ta njoh Kosovën. Dhe ju të gjithë e dini se ata nuk e morën atë informacion nga Brukseli. I thashë Macronit, Melonit, Scholzit, Lajçakut dhe Borrelit, se nuk mund të bëhet fjalë për njohjen e Kosovës. Ata haptas pyesin se kur do t’i nënshkruaj këto dokumente, të gjithëve njësoj u thashë”, ka theksuar Vuçiq dhe ka shtuar.

“Aleksandr, ti e ke këtë opsion, a dëshiron të nënshkruash”, tregon Vuçiq se çfarë i kërkuan liderët evropianë.

“Nuk ka kërcënuar, por e kuptoj shumë mirë që mund të përballemi me pasoja të rënda. Por do të gënjeja nëse do të thosha se ato ishin kërcënime, nuk po përdornin gjuhë të papërshtatshme. Ata kanë axhendën e tyre, edhe pse ne kemi një marrëdhënie të mirë personale.

By vull