Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, përmes një komunikate me shkrim ka reaguar se kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, siç thotë në reagim, ka keqpërdorur Kuvendin duke shkelur procedurat e përcaktuara parlamentare për mbajtjen e konferencave për media në godinën e legjislaturës, për promovim politik personal.

Në Kuvend është paraparë një procedurë e veçantë për mënyrën e mbajtjes së konferencave për shtyp se ku dhe kush mund ta shfrytëzojë atë të drejtë. Sipas kësaj, Qendra e Shtypit në legjislativ është dedikuar ekskluzivisht për deputetët e mandatit aktual, kështu që është e paqartë se në çfarë cilësie ka marrë pjesë dhe ka folur Kasami në konferencën e paparalajmëruar në Kuvend. Si ish-deputet, Kasami duhet të njihet me procedurat e legjislativit dhe të dijë se Kuvendi nuk është vendi ku mund t’i drejtohet as si kryetar komune, as si kryetar partie, thekson Xhaferi .

By vull