Ishte kënaqësi të jem sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 22 vjetorit të themelimit të Universitetit të Europës Juglindore dhe të përcjell mirënjohjen time të thellë për kontributin tashmë dy dekadësh të kësaj vatre të dijes në shërbim të kauzave përparimtare të vendit.
Themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore, është një datë e rëndësishme për arsimin sipëror në gjuhën shqipe, sepse me të u thye barriera politike e psikologjike e atyre që e mohonin të drejtën tonë të natyrshme.
Universiteti i Europës Juglindore e hapi shtegun, shkriu akullin shekullor dhe ua trasoi rrugën edhe dy universiteteve tjera që i kemi sot.
I gëzohem çdo arritje të çdo institucioni arsimor, I gëzohem çdo suksesi të kuadrove të tyre. Qoftë e përjetshme rruga e dijes dhe përparimit që trasojnë universitetet tona!