4450 libra për nxënësit e Tetovës – Investim në dije dhe të ardhmen

Komuna e Tetovës ka shpërndarë sot gjithsej 4450 lektyra shkollore në bibliotekat e pesë shkollave të mesme të qytetit, duke mbuluar 62 tituj të ndryshëm që janë pjesë e programit mësimor.
Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të Komunës për të krijuar kushte më të mira arsimore dhe për të siguruar qasje të barabartë në dije për çdo nxënës. Shpërndarja e librave nuk është vetëm një veprim simbolik, por një investim konkret në edukimin e brezave të ardhshëm.
“Kur duam, bëhet! Kur punojmë, ndryshon!”, u shpreh kryetari i Komunës, z. Bilall Kasami, duke falënderuar stafin komunal, drejtorët e shkollave dhe gjithë ekipin për punën e palodhshme.
“Tetova që duam, ndërtohet me libra, me dije dhe me dashuri për brezat që vijnë. Vazhdojmë!”, theksoi ai.
Ky projekt është dëshmi se arsimi mbetet një ndër prioritetet kryesore të Komunës së Tetovës dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur për të rinjtë tanë.