76 vendime pune për mësuesit tanë!

Në këtë 7 Mars, Ditën e Mësuesit, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për punën e palodhshme të mësuesve tanë, të cilët çdo ditë kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Si Kryetar i Komunës së Tetovës, pata kënaqësinë të ndaj 76 vendime pune për mësuesit e shkollave fillore të qytetit tonë. Ky është një hap i vogël, por domethënës, në vlerësimin dhe mbështetjen e atyre që janë themeli i dijes dhe edukimit.
Mësuesit janë shtylla e shoqërisë sonë – ata përhapin dituri, formojnë karakterin dhe mbjellin vlerat e drejtësisë dhe ndershmërisë. Arsimi është çelësi i së ardhmes dhe përmes këtij akti, riafirmojmë angazhimin tonë për një sistem arsimor më të fortë dhe të qëndrueshëm.
Festa e 7 Marsit është një mundësi e shkëlqyer për të kujtuar rëndësinë e edukatës dhe për të dëshmuar mbështetjen tonë ndaj atyre që çdo ditë formësojnë të ardhmen e kombit tonë.
Gëzuar 7 Marsin, dita juaj e shënuar!
Bilall Kasami
Kryetar i Komunës së Tetovës