86 vite më parë, me 5 prill 1939 ka lindur NMT Mbreti Leka I

86 vite më parë, me 5 prill 1939 ka lindur NMT Mbreti Leka I

 

Pas dy ditësh Italia fashiste nisi agresionin dhe pushtoi Shqipërinë. Në këto rrethana, Familja Mbretërore Shqiptare detyrohet të largohet nga atdheu.

 

Me nismën e grupit parlamentar të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e 76 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, më 28 qershor 2002, Familja Mbretërore pas 63 vitesh në emigrim të detyrueshëm kthehet në Atdhe.

 

Mbërritja e Mbretit Leka në Rinas do të shënohet në librat e historisë si pritja më entuziaste që i është bërë ndonjëherë ndonjë personaliteti të popullit shqiptar.

 

Mbreti Leka do të mbahet mend nga shqiptarët si personi më i votuar në historinë politike të Shqipërisë, me rezultatin e arritur në referendumin e 29 qershorit 1997, për formen e regjimit.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për Mbretin Leka.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights