Djali i një kryetari të komunës turke ka vdekur në burgun e Shkupit

Onur Gjunaj, djali i kryetarit të komunës së Güzelbahçes (pjesë e qytetit të Izmirit), ka ndërruar jetë nga një atak në zemër në Shkup, raportojnë mediat turke.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar në rrjetet sociale babai i tij dhe kryebashkiaku Mustafa Gjunaj.

Kemi dhimbje të mëdha, humbëm djalin Onurin nga një atak kardiak. Informacionet për ceremoninë mortore do të shpërndahen. Nuk mund t’i pranoj telefonatat tuaja sepse nuk mund t’i përgjigjem telefonit. “Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar babai dhe kryetari i komunës Güzelbahçe, Mustafa Gjunaj.

Siç ka mësuar 24info, djali Gjunaj ka ndërruar jetë në burgun e “Shkupit” i njohur si Shutka.

Ai u dërgua atje pasi paraprakisht ishte arrestuar për kanosje të punonjësve me sende të mprehta në një kazino në komunën Qendër.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights