Një bombë është hedhur në ndërtesën e komunës së Zveçanit në veri të Kosovës
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, ka thënë se dyshon se bëhet fjalë për një granatë dore M-75.
Elshani tha se nga sulmi u dëmtua ndërtesa e komunës dhe katër vetura të parkuara aty pranë.
Ai tha se policia ka nisur hetimet.
Siç tha Elshani, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar asnjë të dyshuar për sulmin.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e dënoi sulmin duke thënë se gjëra të tilla janë të papranueshme.